Subscribe

Të gjitha shoqatat e biznesit janë bërë bashkë për të kundërshtuar liberalizimin e tregut të energjisë nga janari I 2022.  Ato argumentuan se cfarë pasojash do të sillte dalja në treg të lirë e mbi 7000 mijë bizneseve.

 

Shoqatat pasi u  njohën me këto masa, i kundërshtojnë  këto ndryshime pasi do të sjellë rritje të ndjeshme të kostove të prodhimit, magazinimit të shpërndarjes së produkteve. E gjitha kjo do të reflketojë në rritje të cmimeve. Kjo do të ule prodhimin ulje të importeve duke rezultuar në tkurrje të ekonomisë- u shpreh Gerta Bilali nga konfindustria italiane.

 

Kjo tavolinë sot këtu me të gjithë këto biznese përfaqëson 150 mijë të punësuar. E kuptoni cili është impakti në rast se do të paguajmë një cmim të trefishuar të energjisë elektrike në janar?- deklaroi Arben Shkodra nga Shoqata e Prodhuesve .

 

Biznesi kërkon në rritja e cmimit të energjisë të reflektojë vetëm pjesën e importit dhe jo atë të prodhimit vendas. Nëse qeveria nuk do të reflektojë, sipërmarrësit thotë se do të përshkallëzojë qëndrimin, duke nënkuptuar masa edhe më drastike si pezullim të punës.

 

 

 Ne jemi dakort që të pagujmë cmimin e nergjisë sipas cmimeve të tregut, por të ketë një balancim, pra të paguajmë vetëm për sasinë që importohet dhe jo për enegjinë që blihet nga hidrocentralet private- deklaroi Mira Pogace nga Bashkimi Prodhuesve.

 

 

Protestat janë një opsion në rast se qeveria nuk na dëgjon, por janë opsioni I fundit deri sa të ezaurohen të gjitha format e dialoguat –njoftoi Edvin Prence nga shoqata Pro-Export.

 

Në kushtet e krizës së cmimeve të nergjisë që ka prekur tregun e huaj, qeveria vendosë të vijjojë më tej procesin e libaralizimit, duke detyruar që mbi 7 mijë biznese të madha të paguajnë energjinë sipas cmimeve të bursës, që aktualisht këto tarifa  janë trefishuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *