Sebino Plaku nuk e kishte menduar kurrë se në kulmin e aktivitetit sportiv në vend, ai do ti shihte koleget e tij në Superiore nga tribuna, ndonëse është në formë të mirë sportive dhe nuk ka marrë asnjë pezullim individual.

Ai dhe 24 shokë të skuadrës tek Kamza e pësuan për shkak të sjelljes së disa tifozeve dhe disa zyrtareve të klubit të cilët goditën gjyqtarin Hamiti.

Një situatë realisht e paprecedente kur 25 futbolliste profesionistë detyrohen të dalin në rrugë në një kohë që ata “ushqejne” veten dhe familjet me pagën si futbollist profesionist.

Shqetësimi është edhe më I madh po të kemi parasysh se ata kishim disa muaj pa u paguar e tani do të quhet të qëndrojnë disa muaj edhe pa ekip, cka do të thotë mbi 50% e edicionit pa pagesa.

Sebino Plaku, një lojtar I talentuar dhe fjalëpak brenda dhe jashtë fushe, shembull I modestisë dhe profesionalizmit ka bërë disa here thirrje ne emer te 25 lojtarëve të Kamzës për një lloj amnistie apo hapësire për ndihme karshi tyre nga ana e federatës.

I ftuar në emisionin “Kampionët” në Vizion Plus, sulmuesi i talentuar rrëfeu gjëndjen dëshpëruese që ai dhe shoket e ekipit po kalojnë duke bërë edhe një apel.

 

Situata që po kalojmë nuk është aspak e lehtë, për më teper është shumë dëshpëruese sepse kurr nuk kemi pasur kete ndjese. Gjithmonë kemi pasur mundësine si lojtar aktiv për të luftuar në fushë cdo javë, ndërsa tani nuk e dime se cfarë do të bëhet me ne, për të ardhmen. Është një pikepyetje e madhe, ndjesi jo e mirë.Të them të drejtën kemi vënë në dijeni federatës nëpërmjet një kërkesë zyrtare të dërguar në këtë institucion vetëm ne si futbollist. Sic u distancuam në fushë nga ngjarjet që ndodhen në Kamëz, në si lojtarë jemi distancuar edhe jashtë fushe dhe kemi qënëkundër dhunës. Thjesht kemi kërkuar pjesën tjeter të kësaj historie, aspektin human, sportive dhe qoftë edhe financiar pasi jemi dëmtuar në shumë aspekte. Ky është një problem shumë I madh që ne të mos kemi mundësine të vazhdojnë normalisht të ushtrojmë profesionin tonë në pjesën tjeter të kampionatit.

 

Pyetjes së moderatorit Nuraj nëse lojtarët e Kamzës kanë pasur kontakte direkte me drejtues te federatës në lidhje me këtë shqetësim, Sebino Plaku pranoi se kishte pasur edhe një bisede të fundit në telefon me presidentin Duka I cili ka lënë të hapur mundësite për të biseduar, për të parë opsione që mund të ndihmojnë lojtarët.

 

Jemi munduar që të krijojmë edhe kontakte individuale në federatë në lidhje me këtë problem. Presidenti Duka na është përgjigjur, ka dëshirën e mirë për të na ndihmuarpor nuk e di sesa hapësire ligjore ka dhe sa të vendosur do jenë në federatë për ta cuar deri në fund këtë kërkesë tonën.Presidenti m’i është përgjigjur një mesazhi tonit në mënyrën më të mirë të mundshme ku thotë se do të shohe mundësite se cfarë mund të bëhet. Shpresoj të gjendet një zgjidhje sepse realisht është shumë e rëndë për 25 lojtarë, apo 25 fanilje që ushqehen në këtë mënyrë, të jenë të braktisur janë mënyra më ë keqe e mundshme. Se cfarë është zgjidhja dhe hapësirat, është një gjë që unë nuk e njoh se terren ligjor, por presidenti Duka e ka këtë mundësite për të diskutuar me aktore të tjerë dhe instancat drejtuese të federatës një hapësire ndihme për ne si profesioniste të fushës. Ne nuk kemi asnjë lloj mbështetje nga asnjë institucion, kështu që I vetmi organ që mund të na japë një zgjidhje është federata.Nuk shoh asgjë të keqe që cdo lojtar nga ne të ketë mundësi të akomodohet në ndonjë ekip tjetër. Nuk besoj se në këtë mënyrë prishet gara, praktika të tilla me lojtarë të lirë që lëvizin në pjesë të ndryshme të sezonit, ka pasur edhe në vende të tjera, kur fajin për prishjen e kontratës me futbollistet i ka klubi. Ky është një rast unikal dhe unë apo të tjerët nuk jemi të informuar sesi mund të funksionojë apo si mund të zgjidhet ky ngerc por logjika të con që lojtarët janë më të dëmtuarit dhe ne kërkojmë të paktën të na jepet mundësia që të luajmë 3 muajt në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *