Një ndër mbështetësit demokratë që mori pjesë në “Foltoren” e  ish-kryeministrit Sali Berishës në Durrës të mërkurë, ishte një qytetar i cili është me masë sigurie arrest shtëpie.

 

Ai quhet Ilirjan Amedani, teksa e ka thënë vetë se rezulton ende në arrest shtëpie.

 

Në një moment, në takimin me Berishën, ai mori edhe fjalën duke i thënë liderit historik të së djathtës që “t’i japë gaz”, pasi vetë ai do të ishte i pari që do merrte kallashin.

 

Amedani ka qenë disa herë në burg i dënuar për vepra të ndryshme penale. Ai është dënuar në vitin 2011 për vjedhje, ndërsa në shkur të vitit 2019 për veprën penale “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

 

Që prej asaj dite, Amedasni rezulton ende në “arrest shtëpie”, masë që e theu për të marrë pjesë në takimin e Berishës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *