Ministrja e brendshme e Portugalisë ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, pas kritikave për keqmenaxhim të situatës, pas përfshirjes së vendit nga zjarret ku humbën jetën të paktën 41 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

 

Në letrën e dorëheqjes, ministrja shpengon se u largua nga posti i saj si detyrim moral, dhe se asnjë motiv politik apo personal nuk mund ta detyrojë të qëndrojë në pushtet.

 

Ministrja e brendshme akuzohet gjithashtu si përgjegjëse për vdekjen e 60 personave nga një zjarr masiv në qershor të këtij viti në Portugali. Në letër ajo sqaron se i kishte kërkuar kryeministrin largimin nga posti i saj, por ai e kishte refuzuar.

 

Portugalia shpalli të hënën gjendjen e jashtëzakonshme. Të paktën 6,000 zjarrfikës u aktivizuan për shuarjen e flakëve që përfshijnë pothuajse gjysmën e tokës portugeze.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *