Jennifer Lopez prej kohësh është në një lidhje me Alex Rodriguez dhe marrëdhënia mes tyre ecën më së miri. Së fundmi, ata të dy kanë nisur edhe pushimet së bashku, në një nga vendet më të bukura në Amerikë. J-Lo publikoi në ‘Instagram’-in e saj një fotografi, e cila tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve për dy arsye.

 

 

Së pari këngëtarja dhe aktorja e njohur, dukej thjesht mahnitëse veshur me kostumin e saj të banjës ngjyrë rozë. Së dyti dhe më e rëndësishmja, ishte unaza në gishtin e saj. Për shkak të kësaj unaze të gjithë kanë filluar të dyshojnë se Jennifer mund të jetë fejuar me Alex Rodriguez.

 

 

Duke qenë se J-Lo ka vite që është pjesë e mediave si një nga personazhet më të diskutuar, me siguri ajo e ka ditur se kjo fotografi do të ngjallte shumë reagime. Në fakt nuk është hera e parë që Jennifer përflitet për fejesë apo martesë. Madje gjatë këtij viti, ajo realizoi dhe një këngë për vendosjen e unazës në gisht. Megjithatë në atë kohë Jennifer i hodhi poshtë zërat për martesë, duke thënë se është akoma shumë shpejt për një martesë tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *