Nëse jeni të rezervuar në shoqëri dhe në ankth ose në depresion, studuesit thonë se duhet të telefononi nënën tuaj për ta pyetur si keni qenë fëmijë.

Ata kanë gjetur një lidhje mes sjelljes kur je fëmijë dhe asaj kur je i rritur. Sipas studimit të botuar në revistën “Proceedings of the Natural Academy of Science”, foshnjat më të ndrojtura në sjellje, bëhen më të rezervuar dhe kanë më shumë gjasë të futen në depresion kur rriten.

Ata vëzhguan 165 foshnja për tre dekada për të arritur në këtë përfundim.

Foshnjat që frenohen shumë shfaqin përgjigje tepër të kujdesshme, janë më të frikësuar dhe mundohen të shmangin njerëzit, objektet apo situatat e panjohura.

Referuar studimit, fëmijë të tillë janë në rrezik më të lartë për çrregullime ankthi, depresioni dhe më të prirur për të përdorur substanca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *