Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se njëri nga binjakët e tij, ka ndërruar jetë.

 

Lajmin e trishtë, ylli portugez zgjodhi që ta jepte vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, e ku shkruan se humbja e djalit është “dhimbja më e madhe” që një prind mund të ndjejë.

 

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndjejnë prindërit. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Duam të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre. Ne jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë. Zemër, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”, shkroi futbollisti.

 

Ronaldo është baba i katër fëmijëve, binjakëve  Eva Maria dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një nënë surrogate, djalit 10-vjeçar Cristiano Jr, nga një marrëdhënie e mëparshme, si edhe vajzës 3-vjeçare Alana Martina me Georgina Rodriguez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *