Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç deklaroi se vendi i saj është duke u përballur me presionet më të mëdha që nga viti 1999.

 

ANA BRNABIÇ

 

KRYEMINISTRJA E SERBISË

 

Serbia aktualisht është nën presionin më të madh që nga viti 1999, gjë që u shkaktua nga fjalimi i presidentit, i cili tha të vërtetën përballë fuqive të mëdha pa emocione të tepruara.

 

Bërnabiç pohoi se presionet janë shtuar edhe për shkak të nënshkrimit të planit konsultativ ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

 

ANA BRNABIÇ

 

KRYEMINISTRJA E SERBISË

 

Ata që kritikojnë dhe sulmojnë Serbinë dhe shpallin deklarata kundër vendit tonë, duhet ta kishin parë se, në këtë marrëveshje nuk përmendet as aspekti i sigurisë dhe as ndonjë konsultim për ndonjë bashkëpunim ushtarak.

 

Kryeminisrja u shpreh se për shkak të presioneve që po vuan Serbia, ka shumë politikanë dhe anëtarë të qeverisë te cilet duan që vendi të ndryshojë qasjen ne menyre qe presionet te marrin fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *