Presidenti Ilir Meta deklaron se buxheti i vitit 2021 ka një fond të papërfillshëm për mbështetjen e biznesit.

 

Në një postim që ka bërë në “Facebook”, kreu i shtetit nënvizoi se nuk ka asnjë masë për të rimarrë veten, pas krizës ekonomike që shkaktoi pandemia e Covid-19.

 

“Buxheti 2021 ka një fond TË PAPËRFILLSHËM për mbështetjen e biznesit.NUK KA FONDE për të ndihmuar biznesin e vogël, turizmin, fasonët dhe eksportuesit për daljen nga kriza e thellë, e përkeqësuar nga COVID-19”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *