Trajneri Sylvinho ka folur pasi Shqipëria mori një pikë ndaj Kroacisë në një barazim 2-2.

Ai tha se ekipi zhvilloi ndeshje të mirë, teksa përgëzoi lojtarët për paraqitjen e tyre. Sylvinho u ndal dhe te zëvendësimet dhe shpjegoi pse zgjodhi të fuste në fushë Dakun në vend të brojës.

Lexo edhe :

Related Posts

“Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë kundër një skuadre të shkëlqyer. Respekt për trajnerin dhe lojtarët e tyre. Ishim shumë mirë në pjesën e parë, kishim mundësi për të shënuar golin e dytë. Më pas pësuam dy gola në të dytën, por ia dolëm të barazonim. 5 minutëshi i fundit do të mbetet në memorien e gjithë botës dhe gjithë shqiptarëve. Shumë bukur.

Jemi ambiciozë, të ecim përpara. Kjo Kombëtare ka shumë lojtarë me potencial dhe të rinj, të cilët po marrin përvojë. Do e mbajmë mend gjatë këtë ndeshje. Paraqitjen e vendos rezultati. Nëse do të futej ai top i Manajt me Italinë do të flisnim ndryshe.

Golat e pësuar? A e di si mund të përmirësohemi? Përmirësohesh duke luajtur, duke zhvilluar kompeticione të rëndësishme dhe duke avancuar përpara. Kemi shumë lojtarë të rinj, si Mitaj, Asllani dhe Muçi, po marrin përvojë. Kjo është fantastike.

Zëvendësimet? Broja është një lojtar që të ‘vret’ në fushë të hapur, por Kroacia po fitonte dhe zgjodha Dakun. Për të trazuar mbrojtjen dhe për të tërhequr ekipin përpara”, u shpreh tekniku brazilian. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *