Ëndrra e çdo artisti është padyshim të jetë pjesë e “Hall of Fame”, ku shfaqen vetëm disa emra të përzgjedhur nga një juri profesioniste.

 

Jay Z është përzgjedhur për t’u paraqitur këtë vit, duke u bërë reperi i parë në histori që prek “Hall of Fame” ndërkohë disa emra të tjerë janë,  Max Martin, Berry Gordy, Babyface, Jimmy Jam dhe Terry Lewis.

 

Reperi i njohur i “Watch the Throne” është i përfshirë në pjesën e tekstshkruesve të “Hall of Fame” për shkak të suksesit që kanë pasur këngët, të cilat ai i ka shkruar vetë. “Ai ka ndryshuar mënyrën se si ne dëgjojmë muzikën. Ai ka ndryshuar mënyrën se si ne argëtohemi!”, – janë shprehur votuesit e organizatës. Ky i shtohet numrit të çmimeve të rëndësishme që Jay Z ka në jetën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *