Jay Z është artisti i muzikes hip-hop më i paguar për 12 muajt e fundit.

 

Ai ka në total fituar 65.44 milionë euro.

 

Jay Z, emri i vërtete I të cilit është Sean Carter, ka mposhtur Sean ‘Diddy’ Combsin, i cili tre vjet rresht ishte në krye të listës së Forbes.

 

Në gjysmën e dytë të vitit 2017, Jay Z e promovoi albumin e tij të fundit, “4.44”, ndërsa këtë vit u nis në turneun “On The Run II”, me bashkëshorten Beyonce.

 

I treti në listën e më të paguarve është Kendrick Lamar me 49.61 milionë euro të fituara në 12 muajt e fundit e më pas Drake, Dr. Dre, Kanye Ëest dhe Pitbull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *