Super seriali turk “Lugina e Ujqërve”, që na mbajti mbërthyer në ekranin e Vizion Plus, është drejt përfundimit të xhirimeve për sezonin e ri.

 

Në këtë sezon, kastit të mrekullueshëm të aktorëve,  me në krye agjentin Polat Alemdar (interpretuar nga aktori Necati Şaşmaz), do t’i shtohet edhe aktorja turke Sinem Mustafa Uslu.

 

Aktorja turke u bë e njohur për publikun shqiptar në rolin e Jaseminit, në telenovelën që transmetohet në Vizion Plus, nga e hëna në të premten në orën 17.00 – 18.00, “Dashuri me Qira”.

 

Sezoni i ri i “Lugina e Ujqërve”, do të transmetohet në ekranin turk më 29 shtator.  Ky serial ka patur disa herë probleme. Protesta të shumta të popullit turk, për shkak të çështjes kurte, sollën anullimin e transmetimit të episodeve të reja. Të gjendur përballë këtij fakti, Pana Film u detyrua të anullonte filmimet.

 

Le të shohim nëse do të ketë sukses këtë herë!

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *