Japonia po goditet nga stuhia më e egër në 60 vitet e fundit. Shirat e rrëmbyshëm dhe erërat e forta që lëvizin me 225 km në orë, po shkatërrojnë një pjesë të madhe të Japonisë.

 

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se autoritetet i kanë bërë thirrje më shumë se 7 milionë njerëzve të evakuohen para se Tajfuni Hangibis të zbarkonte në gadishullin Izu, në jug-perëndim të Tokios.

 

Një person raportohet i vdekur ndërsa 60 të tjerë kanë marrë ndihmën e parë për shkak të lëndimeve që kanë marrë. Shërbimet e trenave janë pezulluar ndërsa më shumë se 1 mijë fluturime janë anulluar.

 

Autoritetet i trëmben shembeje masive të tokës pas shirave të rrëmbyeshëm.

 

Kjo mund të jetë stuhia më e fortë që është përballur Japonia, që pas tajfunit Vera në vitin 1959, e cila goditi Japoninë me erëra që shkoni në 306 km në orë dhe që la më shumë se 5,000 njerëz të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *