Partia Demokratike, përmes ish-deputetit Klevis Balli ka bërë publike një listë me emrat e policëve që sipas saj janë bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit “enverist”.

Balliu deklaroi se policia është urdhëruar të jetë më e dhunshme ndaj qytetarëve, duke shtuar se të drejtat e tyre janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme.

 

“Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, policia është urdhëruar të jetë më e dhunshme ndaj qytetarëve dhe të drejtat e tyre janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme, sepse Policia e Shtetit sot drejtohet nga Sigurimi i Shtetit i diktaturës komuniste.  Përfshirja në polici e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit enverist me mision shtypjen e lirisë dhe drejtave të njeriut është një akt antikushtetues dhe antiligjor.  Në asnjë Polici të vendeve të ish lindjes komuniste nuk ka ndodhur ky fenomen. Edhe në Shqipëri ndalohet me ligj që uniformën e policit ta veshë një person që i ka shërbyer Sigurimit të Shtetit.  Por ndryshe, nga vendet e tjera europiane, në Shqipëri ligjin e bën Maliqi.”

 

Demokrati theksoi se sigurimsat që i shërbejnë pushtetit të Ramës emërohen në kupolën e Policisë së Shtetit, ndërsa publikon listën e personave që janë në poste kyçe në Policinë e Shtetit. Ai sjell rastin Gjovalin Lokajt, të cilin PD e akuzon se ka qenë ish-sigurims dhe që nuk duhet të vijonte të ishte në radhët e policisë.

 

“Sigurimsat që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës emërohen në kupolën e Policisë së Shtetit. Ligji i vettingut në polici shkelet plotësisht për të mbrojtur këta sigurimsa, siç është rasti i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka dhe siç janë përgatitur të bëjnë me disa të tjerë. XHAVIT SHALA, GANI ZENELI, BESNIK SHEHAJ, ARTAN SHKEMBI, XHEVAHIR KARAJ, NIKOLL RICA, ILIRJAN MANDRO, YLLI VASILI, MEHDI ÇANGA, KASTRIOT SKENDERAJ, KRENAR MUÇO, ARJAN FERI, ANDON MARKO, SADRI RAMÇAJ, AGIM HOXHA, BEDRI HASANAJ, BILAL SEMANAJ, MYSERET HASANBELLI, ZIJA SULAJ.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *