James Arthur kalonte netë magjike me Rita Orën, para se ata të dy të ndaheshin.  Ai ka pranuar se ndarja nga Rita ka qenë shumë e vështirë për të dhe menjëherë pas saj ai u bë i varur ndaj seksit, duke fjetur çdo natë me një vajzë të ndryshme.  Këngëtari thotë se ai bisedonte me vajza të ndryshme në rrejtet sociale e më pas komunikonte me to në Whatsapp duke i ftuar në apartamentin e tij.

 

 

 

 

Por ai gjithashtu ka treguar se takimet ishin vetëm për seks dhe asgjë tjetër serioze më pas. Vajzat ishin aq të shumta dhe shumicën e kohës këngëtari ishte i alkoolizuar ose i droguar sa shumë prej tyre as nuk ua mbante më mend fytyrën.

 

 

 

 

“Për qenë i ndershëm, unë u bëra disi i fiksuar pas ndarjes me Ritën. Kam biseduar me qindra vajza në internet ose Whats-App pasi kam shkëmbyer numrat me to nëpërmjet Twitter-it, dhe fillova të flisja me kaq shumë prej tyre sa që humba numërimin.

 

 

 

 

Ato ishin zakonisht të njëjtit lloj –Vajza Babestation apo modele. Nëse shikoja dike, e cila ishte shumë tërhqëse, e kontaktoja menjëherë duke i thënë shkurt se doja vetëm seks.” James tha: “Isha kaq i habitur që dikush si Rita ishte në të vërtetë e interesuar për mua. I thashë vetes se kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Rita bëri një gabim. Kjo është kaq konfuze.”

 

 

 

 

Çifti u takua ndërsa James ishte në turne dhe përfunduan në autobusin e turneut të Ritës. Ai shtoi: “Ka pasur shumë magji atje dhe ishte një natë e mahnitshme. Rita dukej me të vërtetë e interesuar sa më dukej e pabesueshme. Pyesja veten nëse ajo ishte një aktore shumë e mirë. Unë dhe Rita u takuam disa herë të tjera pas kësaj dhe kemi kaluar disa netë të mahnitshme. Por me kalimin e kohës, Rita dukej se filloi të sillej ftohet me James. Ai shtoi  se ishte shkatërruar kur shikonte foto të saj në gazeta me burra të tjerë.  Shumë herë ai është përpjekur të rilidhej me të, por ai ka deklaruar se ajo “filloi të zhdukej”. Ai shtoi: “Unë isha kaq zemërthyer. Ajo më goditi me të vërtetë fortë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *