Subscribe

Ilir Meta e quajti veten presidentin e popullit të 2 marsit. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ai reagoi ashpër për nismën e mazhorancës për të patur një ligj për Presidentin e Republikës. Kreu i shtetit sfidoi shumicën qeverisëse për çështjen e shkarkimit.

 

“Presidenti i këtij vendi nuk mund të intimidohet, të frikësohet që të jetë në përmbushje të detyrimeve. Mazhoranca e ka provuar me presidentin, jemi 3 me 0, sa herë ka vajtur në Venecia. Mos e ktheni betejë me presidentin sepse ky është presidenti i populikit të 2 marsit, nuk është as presidenti i LSI dhe as i opozitës. Populli i 2 marsit është aty, është shtuar. Unë them që këtë punë ta zgjidhim në 25 prill në mënyrë të qetë. Duan të shpërndahen para 25 prillit dhe të mos dinë ku të futen? Ta propvojnë. Duan të më shkarkojnë? Le të vijnë, mua këtu më kanë. Ta shohim kush shkarkon njëri-tjetrin. Kë do të shkarkojnë ata?”

 

Teksa deklaroi se Shqipëria është marrë peng nga një bandë oligarkësh, Meta bëri një krahasim se çfarë ndodh me dikë që merr peng një autobus.

 

“Kur një person merr peng një autobus, bisedohet me të dhe përpiqet që të shpëtojnë të gjithë. Por ju e dini që kur rrezikohen të gjithë qytetarët, pastaj merren vendime të forta. Tani kupa është derdhur me kohë, nuk do të ketë lojëra, nuk do të ketë më as marrëveshje kundër zgjedhjeve. Është vetëm marrëveshja e 5 qershorit dhe e vetmja gjë që i shtohet janë listat e hapura.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *