Subscribe

 

Procesi i integrimit ne Bashkimin Europian po ndihmon Shqipërinë te krijoje institucione te forta e shtet ligjor. Pasi ka drejtuar për 4 vite Ministrinë e Integrimit, Klajda Gjosha ka zgjedhur t’ua shpjegoje kështu rrugën e Shqipërisë drejt BE te rinjve te LSI qe janë pjese e kampingut ne Jale. Gjosha ka preferuar te theksoje rendesine e reformës ne drejtësi ne kete proces, si kusht edhe per hapjen e negociatave per anëtarësim.

 

 “Ç’do të thotë në të vërtetë i gjithë procesi i Bashkimit Evropian? E vërteta e saj është shtet-ndërtimi, gjë që i ka munguar Shqipërisë së gjithë këto vite. Ne kemi dalë nga një sistem komunist ku shteti ishte në dorë të një personi, ku institucionet ishin thuajse pa asnjë lloj funksioni, por merrnin urdhra nga lart. Prandaj dhe Shqipëria ndër vite ka vuajtur shumë për të pasur institucione të pavarura,   institucione të forta dhe që funksionojnë në bazë të   ligjit. Na intereson procesi për të forcuar institucionet tona për të pasur një sistem drejtësie të drejtë për çdo qytetar dhe për këdo, dhe për të pasur sa më shumë investime të huaja.”

 

Sipas Gjoshes, LSI ka merite per miratimin e reformës ne drejtësi, pasi këmbënguli per miratimin e saj me konsensus, duke i dhëne kështu mundësi Shqipërisë te ece nje hap para ne rrugën e integrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *