Shkëlqimi i të famshmes, Kim Kardashian, duket se vërtet është duke rënë. Kjo vërehet qartë jo vetën në rënien drastike të numrit të ndjekësve në Instagram, por edhe të kritikave të shumta që është duke marrë nga figurat e njohura publike.

 

 

Futbollisti i njohur Italian, Mario Balotelli është tallur së fundmi me një fotografi të 36 vjeçares të publikuar në Instagram Story.

 

 

Ai ka shfaqur një fotografi të Kimit në plazh, ku shihet me bikini dhe një trup plot me celulit, imazhe që bën xhiron e botës pak ditë më parë.

 

 

Me satirë, futbollisti i Nices ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se trupi i Kardashian është i tmerrshëm dhe sugjeron që Kanye West t’ia “presë” celulitin gruas së tij.

 

 

 

“Seriozisht çfarë dreqin është kjo? Kanye si mund ta presësh këtë? E çuditshme. E vetmja femër që u përkeqësua me ndërhyrje kirurgjike. Më vjen keq”, – shkruan ai në mbishkrimin e fotografisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *