Kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar që më 13 qershor të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.

 

Propozimi ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Propozim që do të votohet edhe në Këshillin Kombëtar të PD. Ai ka kërkuar që të analizohet puna e secilit në një mbledhje të veçantë në Kryesi dhe më pas në çdo qendër votimi, duke theksuar se në PD, askush nuk është i padobishëm.

 

Procesi i zgjedhjeve brenda partisë do të hapet më 16 maj deri më 22 maj, ndërsa fushata për kreun e ri të PD-së do të zhvillohet mes datave 24 maj dhe 11 qershor.

 

Më pas, në 13 qershor do të bëhen zgjedhjet sipas parimit “një anëtar, një votë”.

 

Basha ka konfirmuar se do të rikandidojë për drejtimin e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *