Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh për “Quo Vadis” se socialistët në qarkun e Korçës do të marrin gjashtë mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Përballë gazetares Pranvera Borakaj, Peleshi deklaroi se PS nuk ka asnjë arsye pse të humbë vota në këtë qark.

 

“Ne në Korçë kemi marrë 6 mandate, nuk mendoj që ka arsye që të biem nga numri I mandateve. Ne kemi aleatë shumë forca të tjera politike apo jopolitike që janë më pranë të majtës. Jo domosdoshmërisht parti politike, nuk kemi arsye të biem nga votat në raport me partitë e tjera. E ndjejmë peshën e dy mandateve, kjo është një nga sfidat tona të kësaj periudhe, ka njerëz që mund të jenë mërzitur me ne. por detyra politike është të kontaktosh dhe sqarosh ata që kanë pikëpyetje, pakënaqësi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *