Policia ka publikuar pamje nga momenti i arrestimit të autorit të masakrës me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur, sot në Mat. Autori, Kujtim Koxha, u prangos 2 orë pas krimit, në një urë pranë zonës së Burgajetit.

 

Sipas policisë 51-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal. Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

 

Ndërkohë dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, në një lokal.

 

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *