Administrata tatimore ka sqaruar se kush do të përfitojë nga ndihma prej 4 mijë lekësh për person si dhe mënyrën që duhet të ndjekin bizneset për aplikim.

 

Kushti kryesor është që do përfitojnë ata, të punësuarit e të cilëve figurojnë në listëpagesat e tatimeve për muajin qershor.

 

Në rast se i punësuari  figuron në dy vende pune, ai do të përfitojë vetëm një herë ndihmën financiare.

 

Por nga kjo ndihmë nuk do të përfitojnë ndërmarrjet që nuk rezultojnë aktive në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Aplikimi do të kryhet përmes sistemit  e-filling, ku çdo tatimpagues do të duhet të deklarojë të dhënat si dhe numrin e punonjësve.

 

Përfitues janë vetëm bizneset prodhuese. Kjo ndihmë vjen si një mbështetje për shpenzimet që kanë kryer bizneset e vogla dhe të mesme për parandalimin e virusit në ambientet e punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *