Pak ditë më parë Flori pohoi se disa prej këngëve të tij si edhe ajo e fundit ishin eksperienca personale.

 

Një nga këngët që ai përmëndi ishte gjithashtu dhe ajo “Pa jetë”. Videoklipi i saj ka dalë për herë të parë në 2014 por ai e ka sjellë në vëmëndje ditën e djeshme, pasi e ka ndarë me fansat në rrjetet sociale. Si të kujdesshëm që janë lexuesit kanë kuptuar që kjo këngë i dedikohet Soni Malaj.

 

Në një pjesë të videos flori thyen xhamin ku ka vendosur çmimin që ka fituar bashkë me Sonin në këngën magjike me “ Flutirimi 3407”.

 

Deri tani flori nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth saj. Ndoshta qetësia është pohim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *