Këtë të mërkurë shefi i Sektorit të Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Sokol Jareci sëbashku me përfaqësuesin e FIFA-s, Alen Snody, dorëzuan stemat e reja të FIFA-s për vitin 2019.

 

Gjithçka ka ndodhur në fund të seminarit katër ditor të zhvilluar në Durrës me të gjithë arbitrat dhe asistentët e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë

 

Jareci në fjalën e tij u shpreh: “Ky ishte seminari i rradhës i organizuar nga Sektori Arbitrimit në bashkëpunim me FIFA-n, ku pas pushimeve dimërore arbitrat i nënshtrohet testeve teorike dhe fizike, rifreskohen njohuritë e tyre për rregullat e lojës në mënyrë që të jenë të gatshëm për pjesën e dytë të sezonit. Në javën e ardhshme do të fillojmë një tjetër seminar trajnues dhe do të kryejmë testime me arbitrat e kategorive inferjore, ku brenda muajit janar e gjitha klasa arbitrale do të testohet për të qënë gati për pjesën e mbetur të sezonit futbollistik.

 

Testimet fizike dhe ato teorike bëhen mbi bazën e rregullave të lojës ku duhet ti përgjigjen 20 pyetjeve dhe standarti për të kaluar testimin teorik është dhënia e 17 përgjigjeve të sakta. Testet fizike mund të quhen rutinë sepse arbitrat i kryejnë katër herë në vit, por siç e theksoi edhe instruktori i FIFA-s që ishte në këtë seminar e veçanta ishte përgatitja shumë e mirë gjatë kësaj periudhe dimërore, gjë e cila tregohet edhe me kalimin e testeve nga të gjithë arbitrat”.

 

Jareci foli edhe për stemat e FIFA-s për vitin 2019. “U rikonfirmuan 3 arbitrat kryesorë të FIFA-s, gjithashtu u rikonfirmuan katër nga asistentët dhe dy asistentë ishin të rinjë dhe morën për herë të parë stemën e FIFA-s.Kjo është lista e arbitrave meshkuj dhe femra, që kanë marrë stemën:

Arbitrat:

1.Enea Jorgji

2.Eldorjan Hamiti

3.Juxhin Xhaja

4.Emanuela Rusta(për herë të parë)

Asistentët:

1.Denis Rexha

2.Rejdi Avdo

3.Ridiger Cokaj

4.Ilir Tartari

5.Nertil Bregasi(hera e parë)

6.Dojando Myftari(hera e parë)

7.Fatjona Borova (hera e parë)

8.Erinda Kume (hera e parë)

Futsal:

Kreshnik Hakrama

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *