Marrëdhënia e ngushtë e Çiljetës me të birin pesë vjeçar ndoshta nuk i ngjan të gjitha lidhjeje të mamave me djemtë e tyre ! Ndonëse mund të mos jetë mamaja “perfekte” që gatuan gjithë ditën, lan e shpëlan, ajo mbetet një nënë e shkëlqyer, pa diskutim, që luan me të birin derisa atë ta marrë gjumi e që gjithashtu, ndonëse nuk e puth çdo mëngjes (për shkak të punës në koncerte me orare të vona), s’fle kurrë pa i dhënë puthjen e “natës së mirë”. Lidhja që ka me vogëlushin është një prej atyre marrëdhënieve të një shpirti të ndarë përgjysmë.

 

Megjithatë të jesh nëna e një djali çapkën nuk është e lehtë , por Çiljeta ka metodat e saj si të mbajë nën kontroll situatën.

 

Teksa kanë qenë duke drekuar për rubrikën “Për drekë me mua” në emisionin “E diela shqiptare”., Çiljeta ka treguar se Fernando nuk e ka shumë qejf të shkojë në kursin e anglishtes.

 

Ndërkohë që të gjithë po provonin ushqimet e përgatitura nga aktori Gent Hazizi, përmes një telefonate Çiljeta mëson se Fernando ishte larguar nga kursi i anglishtes.

 

“Fernando, në qoftë se kjo përsëritet prapë do marrësh dënim, do shkosh në kopësht me drekë”- i ka thënë këngëtarja të birit pesë vjeçar, duke na lënë të kuptojmë se kjo metodë funksionon sepse vogëlushit nuk i pëlqen të qëndrojë në kopësht ku duhet që gjumin e drekës ta bëjë atje./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *