Shakira është një ndër këngëtaret më të suksesshme kolumbiane në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja ka sjell një numër të madh të këngëve dhe perfomoi qindra koncerte anembanë globit.Ajo në vitin 2006 realizoi hitin “Beautiful Liar” së bashku me Beyoncen, ku ka marrë edhe një këshillë prej saj.

“Të dukesh më shtatlartë duhet të vendosësh veten në rreshtin e parë të një fotografisë. Këtë e mësova nga Beyonce gjersa realizuam videon e këngës “Beautiful Liar”, ka shkruar ajo ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se këngëtarja është duke u përballur me procedura gjyqësore për shmangie të tatimit në Spanjë.Ndryshe, Shakira ka paralajmëruar se këtë vit do të publikoj projekte të reja muzikore para fansave./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *