Sonte në orën 22:28  shënohet një ngjarje kozmike shumë e rëndësishme për jetën në tokë. Ajo që ne festuam më 14 mars, dita e verës, shkëncërisht është sonte. Pikërisht në orën 22:28  Toka merr një pozicion të tillë kundrejt diellit rrezet e të cilit bien pingul mbi ekuator duke e ndarë në orare të barabarta ditën me natën. Ky fenomen që njihet si Ekuinoks (nga latinishtja barazi) ndodh dy brenda një viti. Ekuinoksi i parë ndodh mes datave 20 dhe 21 mars dhe ekuinoksi i dytë ndodh mes datave 22 dhe 23 shtator.

 

Çfarë është EKUINOKSI shkencërisht?

 

Ekuinoksi në astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qëndra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejtë sipër ekuatorit tokësor, rreth 20 marsit dhe 23 shtatorit të çdo viti. Thuhet edhe kur dielli bie në pus, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë baraznetëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim.

 

Në hemisferën e veriut, baraznata e marsit (që ndodh më 20 apo 21 mars) është baraznata e pranverës (ekuinoksi i pranverës) dhe baraznata e shtatorit (që bie më 22 apo 23 shtator) quhet baraznata e vjeshtës (ekuinoksi i vjeshtës).

 

Baraznetët mund të mendohen edhe si pika në qiell. Edhe pse drita e ditës bën që yjet të mos shihen, duke e bërë të vështirë vendndodhjen e Diellit në lidhje me trupat e tjerë qiellorë, Dielli ka një vendosje të përcaktuar lidhur me yjet e tjerë. Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit, vendndodhja e dukshme e diellit zhvendoset në një rreth të brendshëm gjatë një viti. Ky rreth quhet ekliptikë, dhe është edhe rrafshi i orbitës tokësore drjetuar mbi sferën qiellore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *