Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka folur shpesh për problemet me stresin dhe ankthin. Të qenurit i famshëm nuk është e lehtë dhe këtë Bebe e thekson në çdo dalje publike apo rast që i jepet. 

 

Ditët e fundit ajo ka zbuluar që ka filluar të stërvitet fort pasi do të arrijë formën më të mirë. Por pas ushtrimeve intensive fshihet edhe një arsye tjetër e fortë. “Kur jam e stresuar ose në ankth e detyroj veten të stervitem shumë. Bëj vrap, joga, thjesht një ecje, xhiro me biçikletë ose diçka të ngjashme. Provojeni”,-shkruan Bebe në “Instagram”.

 

 

Kujtojmë se për problemet e theksuara me stresin dhe ankthin këngëtarja ka publikuar projektin muzikor “I’m a mess”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *