Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit njoftoi se 16 persona u vranë në një bombardim izraelit të një shkolle që strehonte refugjatë në kampin Al-Nuseirat në Rripin qendror të Gazës.

Ministria, e cila denoncoi një “masakër të tmerrshme”, sqaroi se më shumë se 50 persona janë plagosur.

Mahmoud Basal, zëdhënës i Shërbimit të Emergjencave Civile, tha se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Al-Nuseirat është një nga tetë kampet historike në Rripin e Gazës dhe sot ishte objektiv i bombardimeve të rënda nga ushtria izraelite.

Më herët, një sulm ajror në një banesë në kamp vrau të paktën 10 persona dhe plagosi shumë, sipas burimeve spitalore.

Në raportin ditor të viktimave në luftën nëntëmujore, ministria e shëndetësisë e Gazës njoftoi se të paktën 29 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit dhe 100 janë plagosur. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *