Aeroplanë luftarakë izraelitë kanë kryer sulme kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës, në përgjigje të dhunës dhe “akteve terroriste” që grupi nxiti në kufi, si dhe nisjen e raketave ndërkufitare, kanë deklaruar  forcat e mbrojtjes se izraelit. .

 

“Sonte, aeroplanët e luftës të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit synuan një tunel terrorist të sulmit në Gazan jugore, përveç disa vendeve terroriste në të gjithë Gazën, ndër to komplekset që përdoreshin për përgatitjen e sulmeve terroriste të zjarrvënies dhe një strukture terroriste të Hamasit”, u shprehën forcat izraelite duke postuar një video të sulmit.

 

Raketat sipas ushtrisë u hodhën në përgjigje të dhunës së nxitur nga Hamasi përgjatë rrethojës së sigurisë në kufirin midis Izraelit dhe Gazës dhe sulmeve ndër-kufitare të zjarrvënies,.

 

Avioni luftarak  i Forcave Ajrore nisi sulmet e përsëritura kundër instalimeve ushtarake të lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës . Mbi 140 palestinezë janë vrarë në incidentet përgjatë kufirit të Rripit të Gazës nga Izraeli tre muajt e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *