Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 December 2025
Vizion fokus

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e...

Sarkozy: Partia e Marine Le Pen nuk është rrezik...

Ukraina do ta ndajë me SHBA-në planin e rishikuar...

Persona të armatosur grabisin bibliotekën e Sao Paolos në...

“Evropa dhe Ukraina tani kanë më shumë karta”, Macron...

Pamjet tronditëse të tërmetit 7,6 ballë në Japoni, lëkundje...

Berisha: 35 vite më parë studentët e Dhjetorit nuk...

Piloti ukrainas i Su-27 vritet në krye të detyrës

Paraqitjet fantastike të Muçit, komentatori turk: Na mbylli gojën!

Izraeli njofton për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

29 Maj 14:48

Izraeli njoftoi për krijimin e 22 vendbanimeve të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor më 29 maj, duke rrezikuar përkeqësimin e mëtejmë të raporteve me komunitetin ndërkombëtar, tashmë të tensionuara për shkak të luftës në Gazë.

Ndërtimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor vazhdimisht dënohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, të cilat ajo i cilëson të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare. Vendbanimet shihen si një nga pengesat kryesore për paqe afatgjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Vendimi për të ndërtuar vendbanime të reja, që është marrë gjatë mbledhjes së kabinetit për siguri të Izraelit, u bë publik nga ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, i cili po ashtu është kolon, dhe nga ministri për Mbrojtje, Israel Katz, i cili është përgjegjës për menaxhimin e komuniteteve.

“Kemi ndërmarrë një vendim historik për zhvillimin e vendbanimeve: 22 komunitete të reja në Xhudea dhe Samaria, rinovimi i vendbanimit në veri të Samarias dhe përforcimi i boshtit lindor të shtetit të Izraelit”, tha Smotrich përmes një postimi në X, duke përdorur termin izraelit për jugun dhe veriun e Bregut Perëndimor, që Izraeli e ka pushtuar që ka nga viti 1967.

“Hapi i radhës: sovraniteti”, shtoi ai.

Katz tha se nisma “ndryshon fytyrën e rajonit dhe formëson të ardhmen e vendbanimeve në vitet në vijim”.

Ndërkaq, përmes një deklarate Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dënoi lëvizjen duke e cilësuar si “konfirmim të mëtejmë se pushtimi kriminal zionist vazhdon të imponojë fakte në terren, duke përshpejtuar hapat për të bërë hebraike tokën palestineze përmes planit të aneksimit”.

Vendimi i Izraelit është dënuar edhe nga aleati perëndimor, Jordania, që e cilësoi si “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar që minon mundësitë për paqe duke thelluar okupimin”.

Ndërkaq, përmes një deklarate të publikuar në Telegram, partia Likud e krahut të djathtë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ky ishte “një vendim që merret një herë brenda një brezi”, duke shtuar se nisma është udhëhequr nga Smotrich dhe Katz.

“Vendimi po ashtu përfshin themelimin e katër komuniteteve përgjatë kufirit lindor me Jordaninë, si pjesë e forcimit të boshtit të Izraelit, sigurisë kombëtare dhe kontrollit strategjik mbi zonën”, u tha në deklaratë.

Partia publikoi një hartë që tregonte 22 vendbanimet e shpërndara në të gjithë territorin.

Dy nga vendbanimet, Komesh dhe Sa-Nur veçmas janë simbolike. Të gjendura në veri të Bregut Perëndimor, praktikisht ato më herët kishin qenë vendbanime, pasi nga to më 2005 ishin evakuuar kolonët si pjesë e mosangazhimit të Izraelit nga Gaza.

Qeveria aktuale e Netanyahut, e formuar më 2022 me mbështetjen e partive të ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodokse, është ekzekutivi më i djathtë në historinë e Izraelit.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe organizatat joqeveritare që kundërshtojnë vendbanimet thonë se është përshpejtuar ritmi drejt aneksimit de facto të Bregut të pushtuar Perëndimor, veçmas që nga nisja e luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit në tetor të vitit 2023./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Bregu Perëndimor Izraeli Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

më shumë...

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

më shumë...

Sarkozy: Partia e Marine Le Pen nuk është rrezik për Francën

më shumë...

Ukraina do ta ndajë me SHBA-në planin e rishikuar për paqe

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • Horoskopi i sotëm, dinamika të reja dhe zhvillime për secilë...
  • Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në 25%, për...
  • E konfirmon ministri: Po  mbaron koha e bonuseve, tani vetëm...
  • Sigurimi me detyrim nga tërmetet miratohet këtë dhjetor, sa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.