Mijëra palestinezë kanë pushtuar një pikë shpërndarjeje ndihmash në Gaza.
Kaosi shpërtheu në qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Rafah, në jug të vendit.
Ndërkohë edhe në këtë situatë të rënduar, izraelitet nuk i kanë ndalur sulmet e tyre. Një ditë më parë të paktën tre palestinezë humbën jetën dhe 46 u plagosën pasi ushtria izraelite hapi zjarr mbi turmat të cilët po përpiqeshin të siguronin bukën e gojës.
Sakaq në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme 8 persona janë vrarë në shtëpinë e një gazetari nga Gaza dhe shumë të tjerë në të gjithë territorin.
Presidenti francez ka përsëritur domosdoshmerinë për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë, duke pretenduar se nuk ka standarde të dyfishta në politikën franceze ndaj Lindjes së Mesme./vizionplus.tv





