Vazhdojnë përplasjet luftarake mes Izraelit dhe Hamasit.

 

Ushtria izraelite tha se ka vrarë katër komandatë të lartë të Hamasit, në kundërpërgjigje të sulmeve me raketa.

 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu kërcënoi se dhuna do të përshkallëzohet më tutje.

 

“Ne eliminuam komandantët e lartë të Hamasit dhe ky është vetëm fillimi. Ne do t’iu shkaktojmë dhimbje që as nuk mund t’i ëndërronit. Ushtria izraelite do të vazhdojë të përdorë forcën”, tha ai.

 

 

Nga ana e Hamasit u konfirmu vdekjen e një komandanti të lartë dhe një numri luftëtarësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *