Izraeli ka vijuar bombardimet në qendër të Bejrutit këtë të enjte duke lënë të vdekur të paktën 6 persona dhe të plagosur 7 të tjerë në një qendër shëndetësore.

Ushtria tha se kishte kryer një sulm ajror të saktë në kryeqytetin libanez. Ndërsa mediat raportuan për një shpërthim masiv në një ndërtesë banimi pranë parlamentit, sulmi më i afërt në zonën qendrore të Bejrutit.

Aksionet izraelite vijnë, ndërsa ushtria ka përjetuar ditën më vdekjeprurëse në frontin libanez me të paktën 8 ushtarë të vdekur.

Banorët  libanezë të mbetur  në qiell të hapur janë larguar nga banesat e dëmtuara me ç’të mundnin, ndërsa frika se sulmet mund të shtrihen edhe më gjerë ka kapluar të gjithë Bejrutin. Ndryshe nga Izraeli, në Liban nuk ka sirena alarmi paralajmëruese apo strehimore të mjaftueshme ku banorët të futen për tu mbrojtur.

Një ministër i shtetit tha se janë mbi 1,2milionë banorë që janë zhvendosur tashmë nga banesat e tyre.

Qeveritë nga e gjithë bota po nxitojnë të evakuojnë banorët e tyre nga Libani.

Ndërkohë, pavarësisht vëmendjes të zhvendosur në veri, luftimet në jug të Izraelit, në rripin e Gazës nuk janë ndalur.

Vetëm gjatë orëve të fundit njoftohet për dhjetëra të vdekur, mes të cilëve shumë civilë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *