Izolohen vatrat e zjarrit në fshatrat Boshanj, Psar i Zi dhe Selenicë e Pishës në Kolonjë.

 

Ndërkohë që nga dita e djeshme janë shfaqur vatra të reja zjarri në drejtim të fshatit Lubonjë të Korçës.

 

Forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për neutralizimin e flakëve por për shkak të erërave të forta dhe terrenit të vështirë malor situata vijon të jetë e vështirë.

 

Zjarri ende është larg zonave të banuara në Lubonje dhe per momentin nuk rrezikon banesat. Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar sipërfaqe të kosniderueshme me pishë e dushk.

 

Nga zjarri i tre diteve të fundit në Boshanj, Psar të Zi dhe Selenicë të Pishës jane djegur me shumë se 20 Ha siperfaqe me pisha dhe dushk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *