Subscribe

“E vendosur brenda drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, kjo është salla ku do të monitorohen 24 orë në 24, rreth 270 të burgosur në dhoma të veçanta, jo vetëm ata që kanë një vendim të formës së prerë, por edhe ata që janë nën hetim për vepra të rënda penale”.

 

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëroi më herët se sistemi 41 bis hyri në fuqi në fund të janarit të këtij viti. Por ndonëse janë bërë gati disa nga ambientet ku parashikohet të izolohen të cilësuarit si me rrezikshmëri më të lartë, ky sistem nuk do të vihet në zbatim pa u ngritur struktura e posaçme antikorrupsion, pasi do të jetë pikërisht drejtuesi i këtij institucioni që do të bëjë kërkesën e arsyetuar.

 

Sistemi “41 bis” nuk funksionon para ngritjes se SPAK. Prokuroritë dhe policia nuk hartojnë liste me emra.

 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi që pjesë e SPAK-ut të jenë 15 prokurorë. Garues për këto vende ishin të paktën 20 prokurorë. Aktualisht anëtarët e KLP-së janë duke bërë verifikimet e tyre, dhe për aplikantët që plotësojnë kriteret do të kërkohet që të futen në veting të përshpejtuar.

 

Sistemi 41 bis, sipas modelit italian parashikon që në izolim të futen të gjithë ata persona për të cilët dyshohet se kanë mbajtur lidhje me elemente jashtë burgut duke vijuar aktivitetin kriminal.

 

Ky regjim përfshin rreth 20 vepra të rënda penale, si ajo e akteve terroriste, apo vepra të tjera të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

Te izoluarve do tu lejohet të kryejnë një takim në muaj me familjarët, në një mjedis të caktuar. Ndërsa ata që nuk do të kenë takime familjare, do tu lejohet një bisedë telefonike në muaj, 10 minuta dhe e regjistruar.

 

Ndërsa qëndrimi në ajrim në mjedise të hapura do tu reduktohet deri në 2 orë, ku edhe do të monitorohen me kamera sigurie.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *