Subscribe

Çdo i arrestuar apo i dënuar per pjesëmarrje ne organizata kriminale apo terroriste do te qëndroje ne izolim per te shmangur çdo kontakt me te burgosurit e tjerë apo me njerëzit jashtë burgut.

 

Keto masa te ashpra jane miratuar ne Komisionin e Ligjeve e duket se kane marre edhe bekimin e antimafias italiane dhe Komisionit Europian.

 

Modeli eshte marre nga Italia e cila ka nje kuader te ngjashëm ligjor per mafian qe njihet me emrin 41bis.

 

Te burgosurve do t’iu lejohet vetem nje takim familjar ne muaj, nje bisede telefonike ne muaj qe regjistrohet, i kontrollohen letra, dhe iu reduktohet qëndrimi ne ambiente te hapura deri ne 1 ore.

 

Por përveç ketyre ndryshimeve ligjore, komisioni ka ndërhyre ne 4 ligje te tjera per te ndaluar personat e denuar per pjesëmarrje ne organizata kriminale, korrupsioni apo pastrim parash te bëhen pjese e jetes ekonomike ne sektorë strategjike.

 

Kështu eshte ndryshuar ligji per investimet strategjike dhe ai per turizmin qe te gjithë keta persona te mos përfitojnë nga lehtësitë ligjore per investitorët strategjike.

 

Eshte ndryshuar edhe ligji per prokurimet publike i cili ndalon te gjithe te dënuarit per krime te renda te marrin pjese ne tendera e te fitojnë kontrata publike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *