Duke nisur nga data 7 nëntor, e shtunë, Greqia do të futet në izolim për tre javë. Masat e reja bllokuese, që do të jenë në fuqi deri në 30 nëntor, u njoftuan nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

 

Ai tha se izolimi do të jetë i ngjashëm si i marsit, por do të ndryshojë në disa pika. Për të dalë nga shtëpia, tha Mitsotakis, do të duhet të dërgohet një mesazh në celular. Farmacitë, dyqanet, kopshtet dhe shkollat fillore do të qëndrojnë të hapura. Kryeministri argumentoi pse ishin të nevojshme këto masa tani.

 

“Në pesë ditët e fundit kemi parë një rritje eksponenciale të rasteve. Ne pamë një rritje të shtrimeve në spital, në intubim. Nëse vazhdonim me këtë ritëm, do të na duhej të pranonim në 10 ditë më shumë se 1.000 bashkëqytetarë tanë, nga të cilët 150 do të duhej të dërgoheshin në terapi. Kështu që unë zgjedh edhe një herë të marr masa drastike. Unë nuk mund të marr përgjegjësinë duke rrezikuar jetën e bashkëqytetarëve tanë. Unë besoj se këto masa duhet të zbatohen dhe jam i sigurt që, nëse zbatohen, ne do të mposhtim valën e dytë dhe do të lejojmë një dhjetor më normal.”

 

Gjithashtu, Kyriakos Mitsotakis konfirmoi se ata që pezullojnë punën në nëntor do të marrin 800 euro ndihmë nga shteti.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *