Subscribe

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov nuk ndryshon qëndrim, duke paralajmëruar se nuk do ta japë mandatin per Zoran Zaev,edhe pas letrës zyrtare te Talat Xhaferit, ne rast se kreu i LSDM-se nuk jep garancitë e kerkuara. Kabineti i presidentit, pas interesimit te agjencisë shtetërore te lajmeve MIA, ka dhëne ketë reagim.

 

“Presidenti Ivanov pret që lideri i LSDM-së të përmbushë fjalën e dhënë se bashkë me partnerët e koalicionit do të sigurojnë garanci për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Ivanov mbetet në qëndrimin se e ashtuquajtura “Platformë e Tiranës”, por edhe çfarëdo dokument tjetër, akt apo veprim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë nuk mund të jetë kusht, e aq më pak kusht për formimin e Qeverisë. Sa i përket dhënies së mandatit, Presidenti i Maqedonisë do të veprojë në bazë të Kushtetutës dhe praktikës së deritanishme.”

 

Pas botimit te vendimit te zgjedhjes se kreut te ri te kuvendit ne fletoren zyrtare ditën e marte, Talat Xhaferi i dërgoi nje tjetër kërkese Ivanovit per njohjen e shumicës, duke saktësuar se Kushtetuta i jep 10 dite kohe per t’u shprehur. Partia e koalicionit qe kane shumicën ne Kuvend kane paralajmëruar se nëse Ivanov nuk e jep mandatin serish duke shkelur Kushtetutën, atëherë ato do ta zgjedhin dhe votebesojne qeverinë ne Kuvend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *