Nëpërmjet një charteri nga Lillë e  Francës, në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca dhe Frontex, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 60 shtetas shqiptarë, nga të cilët 20 prej tyre kishin kërkuar azil dhe 40 të tjerët për qëndrim të parregullt në vendet e BE-së.

 

Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme.

 

Policia e Shtetit apelon të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

 

Njëkohësisht Policia Kufitare, në pikat e kalimit do vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *