Policia e Tiranës ka arrestuar një inspektor të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në pranga përfundoi 37-vjeçari me iniciale E.T., pasi u konstatua se i merrte shuma monetare subjekteve private për mos i hetuar apo për t’i çuar në Prokurori.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare prej 5 mijë eurosh, të cilën ky shtetas ia kishte marrë administratorit të një subjekti privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *