Tre persona u arrestuan në Maliq pasi akuzohen se iu kanë marrë para shtetasve të huaj për ti kaluar në vende të BE.

Në kuadër të operacionit “Koordinimi”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: I. H., 28 vjeç dhe A. L., 41 vjeç, banues në Durrës.

Në pranga ra gjithashtu edhe shtetasi S. K., 31 vjeç, lindur në fshatin Pirg, Maliq, banues në Durrës, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin e datës 23.01.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Këta tre persona janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në afërsi të qytezës së Maliqit, duke transportuar me tre automjete në drejtim të Tiranës, 6 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve nga hetimet e kryera rezulton se iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 150 euro secilit.

Tre shtetasit akuzohen për vepren penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *