Policia e Memaliajt ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Amanikaj” ku ka sekuestruar 50 kg kanabis.

 

Gjatë operacionit një 29 vjeçar me inicialet B.K, ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër, identiteti të cilit nuk bëhet I ditur, është shpallur në kërkim.

 

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit B.K., në fshatin Zhapokikë, gjeti 50 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva në formën e çokollatës.

 

Sipas policisë, 29 vjeçari së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim dyshohet se janë edhe autorët e tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Madh” (zonë të pyllëzuar) në afërsi të fshatit Amanikaj, Memaliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *