Një 36-vjeçar nga Napoli, i identifikuar si Ferdinando Russo ka dhunuar bashkëshorten e tij në lokalin ku ajo punonte, ndërsa e ka pësuar edhe banakieri, i cili është me origjinë shqiptare. Ngjarja ndodhi në provincën e Reggio Emilia në Itali.

 

Sipas mediave italiane, agresori hyrin në lokalin ku punonte gruaja e tij dhe e goditi me grusht. Më pas, nxori armën dhe qëlloi drej shqiptarit.

 

Dyshohet se shkak është bërë xhelozia. Mirëpo, mbetet ende e paqartë se ku e ka hedhur armën me të cilin kreu krimin.

 

Autori u vetëdorëzua në polici dhe pranoi çfarë kishte ndodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *