Edhe Italia ka nisur fazën e dytë të rihapjes pas më shumë se dy muajsh izolimi. Qytetarët e kanë pritur me duartrokitje “lirinë” ndërsa rrugët, sheshet, stacionet e trenave dhe metrove janë gjallëruar. Rreth 4 milionë njerëz janë kthyer në vendet e tyre të punës.

Forcat e policisë janë në gatishmëri për të kontrolluar respektimin e rregullave të distancimit fizik ndërsa qytetetarët janë të detyruar të përdorin maska. Minsitri i shëndetësisë, Roberto Speranza deklaroi se beteja me virusin ende nuk ka përfunduar dhe lehtësimi i masave nuk duhet të kthehet në kërcënim.

ROBERTO SPERANZA

MINISTER I SHENDETESISE, ITALI

 “Jemi brenda krizës dhe do të doja që të mos merrej mesazhi që cdo gjë ka përfunduar dhe të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Fillojmë një fazë të re por beteja, nuk ka përfunduar. Kjo më shqetëson thellësisht. ”

Kryeministri Giuseppe Conte theksoi se kalimi i sigurt i fazave varet vetëm nga qytetarët dhe përgjegjshmëria që ata do tregojnë në bashkëjetesën me virusin.Mjekët pediatër kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar pasi edhe fëmijët mund të infektojnë gjyshërit tani që lejohen vizitat mes të afërmve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *