Italia ka vendosur disa rregulla shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Teksa ditët e fundit në shtetin fqinj është shënuar një rritje e rasteve të reja, qeveria ka vendosur të ofrojë teste falas për shqiptarët që udhëtojnë drejt territorit italian. Njoftimin e dha Ministria jonë e Jashtme.

“Momentalisht, për qytetarët të cilët nuk e kanë detyrim sipas Dekretit që të paraqesin testin, autoritetet italiane kanë marrë masa që këtyre pasagjerëve t’u kryhet tamponi (falas) në momentin e mbërritjes në aeroport në mënyrë që të vijojnë më tej drejt destinacionit të tyre. Kjo masë është marrë për shtetet që nuk janë të përfshirë në Dekret, me qëllim mospërhapjen e virusit Covid-19 në Itali.Sikurse ndodhi edhe me udhëtarët që mbërritën në aeroportin e Perugia-s me fluturimin e sotëm nga Shqipëria, ora 14:00, ekipet mjekesore italiane të vendosura në aeroport u kryen pasagjerëve tamponin falas, si dhe procedurat e tjera përfshirë deklarimin e të dhënave personale në një formular të posaçëm. Përgjigja e tamponit do të dërgohet pas 48 orësh. Gjatë kësaj periudhe të gjithë qytetarët janë të detyruar të kryejnë karantinimin/izolimin në banesën e tyre në pritje të rezultatit.”

Rregullat janë ndryshe pë rata që udhëtojnë nga Malta, Spanja, Greqia e Kroacia drejt Italisë. Ky grup duhet të bëjë vetë tamponin dhe të tregojë rezultatin negativ që të hyjë në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *