Përhapja e shpejte e koronavirusitge ka detyruarf qeverinë italianë të marrë masa drastike.

Të shtunën në orët e vona kryeministri Conte ka firmosur një dekret që izolon krejtësisht zonën e Lombardisë dhe 14 provinca.

Kemi të bëjmë me një dekret që urdhëron izolimin e miliona njerezve në provincat e tre rajoneve te tjera Marche, Veneto dhe Piemonte. Me konkretishtg behet fjale per keto provinca: Modena, Parma, Piacenza, Reggio Emilia, Rimini, Pesaro e Urbino, Padova, Treviso, Venezia, Asti, Alessandria, Novara, Verbano-Cusio-Ossola dhe Vercelli.

Nga rajoni I Lombardisë dhe nga këto province, thuhet në dekretin e qeverisë italiane, mund të hyhet dhe të dilet vetëm për arsye shumë madhore, kryesishtg në raste emergjencë që lidhen me aspektin shendetesor, shërbime me rëndësi në institucione shteterore dhe furnizim me ushqime.

Deri në datë 3 prill në këto zona që u përmenden më lartë nuk do të ketë grumbullime publike, jo teatro dhe muze, jo shërbime kishtare, kurse fëmijesh, salla lojerash dhe bingo, diskoteka etj.

Baret dhe restorantet mund të mbajnë hapur ambjenetg e tyrfe nga ora 06:00 deri në 18:00 vetëm nëse respektojne rregullin e higjenes së personelit dhe distancën të paktën 1 metër nga individi në individ.

Po kështu janë anuluar edhe ceremonite martesore dhe ato funerale.

Sa I takon qëndrave tregtare do të jene hapur vetëm në ditët e festive dhe ato të pushimit, por ndërkohe do të happen vetëm dyqanet e shërbimeve të rëndësishme, edhe ato duke respektuar distancën e klienteve minimum 1 meter distancë.

Është urdhëruar nisja e punës për prodhimin e një numri të maskash që duhen në një situatë të tillë emergjence.

Kush I thyen rregullatg e mësipërme dhe kush tenton të largohet nga perimetri I kuq I vendosur, do të arrestohet dhe mund të mbahet deri ne 3 muaj në burg.

Numri I të prekurve në Itali ka shkuar mbi 5 mijë dhe ndërsa viktimat afro 3250 e kjo ka bërë që edhe masat e fundit te qeverisë të jenë drastike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *