Italia komplikoi disi rrugetimin e saj drejt vendit te pare ne grupin e vet qe te con direkt ne Boteror.
Skuadra e Mancinit nuk shkoi me shumese barazimi 0 me 0 ne transferte kunder Zvicres ne nje ndeshje te dominuar dhe me shume raste per shenim.
Per tu evidentuar edhe nje penallti e humbur nga Jorginho ne pjesen e dyte, pritur nga Somer.
Italianet kane kater pike me shume se Zvicra, por helvetet kane dy ndeshje me pak.
Kesisoj ndeshja e fundit ne Rome ne muajin nentor mes ketyre dy kombetareve mund te jete vendimtare per vendin e pare.
Italia mund te ngushellohet me faktin qe ka 36 ndeshje qe nuk humbet, rekord absolute qe tashme azurret e mbajne vete, pasi kane kaluar Spanjen dhe Brazilin, dikur me 35 ndeshje pa humbje.