Masat kufizuese u rikthyen edhe në Itali. Në këtë valë të dytë të pandemisë, shteti fqinj regjistroi shifra rekord të rasteve të reja me koronavirus. Kjo u bë shkak që kryeministri Giuseppe Conte të njoftojë për disa masa të reja. Gjatë natës, lëvizja do të ndalohet, por ai nuk specifikoi orë. Po ashtu, do të ketë kufizime të lëvizjeve mes rajoneve të goditura më keq.

 

Conte tha se vendi do të ndahet në tre zona në varësi të kurbës së infeksionit dhe numrit të shtrimeve në spital. Zonat më të prekura do të përballen me kufizime më të forta. Mësimi në distance do të jetë i detyrueshëm edhe për shkollat e mesme. Në nivel kombëtar do të  mbyllen ekspozitat dhe muzetë.

 

“Situata po përkeqësohet. Ne duhet të ndërhyjmë me masa të rrepta. Ne jemi të vetëdijshëm për zhgënjimin dhe zemërimin e qytetarëve që e gjejnë veten duke jetuar me kufizime të reja mbi liritë personale. Ne i dimë pasojat që kufizimet do të kenë në situatën ekonomike. Nuk mund të ketë asnjë dilemë midis mbrojtjes shëndetësore dhe ekonomisë”, tha Conte.

Kufizimet do të përfshihen në një dekret qeveritar që pritet të lëshohet deri në fund të javës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *